26 Shkurt 2020

Ronaldo synon të ribëjë histori me Juventusin

Torino, 23 gusht - Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se e ka marrë me lehtësi vendimin për kalim nga Real Madrid tek Juventusi dhe se në ekipin italian dëshiron të shkruajë një histori të re dhe të fitojë Ligën e Kampionëve.

Ronaldo për portalin sportiv "Dazn" ka thënë se të gjithë individualisht në Juventus punojnë për qëllimin e përbashkët dhe se trofeun e Ligës së Kampionëve do ta sjellin në Torino këtë vit ose vitin e ardhshëm.

"Juventus është një nga klubet më të njohura të botës dhe këtë e dinë të gjithë. Punojmë shumë dhe jam shumë i lumtur në ekipin e ri", ka thënë 33-vjeçari Ronaldo, i cili në fillim të sezonit mbërriti në Juventus pasi me fanellën e Real Madridit ishte fitues i katërfishtë i Ligës së Kampionëve dhe çmimit të futbollistit më të mirë në Evropë.

Ronaldo tha se me Real Madridin kishte fituar çdo gjë që mund të fitohet dhe se atje akoma la shumë miq, të cilët i konsideron si anëtarë të familjes.

"Juventus ka treguar se më do sinqerisht në radhët e tij. Më dha shansin që të jem i lumtur. Në këtë klub dua të shkruaj historinë nga fillimi", ka thënë një nga lojtarët më të mirë të kohës, Cristiano Ronaldo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shkurt 2020 - Qytetarët e komunës së Rahovecit do të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kati i parë i objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut, ora 9:00)

- Konstituohet Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit N 302, ora 10:00)

- Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale organizojnë mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prof.dr. Safet Beqiri. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësis, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Në një pritje e cila do të organizohet në rezidencën e Francës, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta Dobroshi me urdhërin "Kalorëse e Arteve dhe Letrave". (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

- Më rastin e 22 vjetorit të Betejës së Parë në Likoshan - Qirez, mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës të studentëve të Fakultetit të Arteve, kushtuar heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi. (Muzeu Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)

- Edona Reshitaj do të prezantojë koncert - recitalin “Zonjat e Kanges”. (Teatri Kombetar i Kosoves, ora 20:00)