29 Mars 2024

Ronaldo sulmohet nga tifozët

Rio de Zhenerio, 26 mars - Legjenda braziliane Ronaldo kishte humbur durimin pas ndeshjes së humbur ndaj Bauerit me rezultat 1-0, duke iu përgjigjur me gishtin e mesëm sulmeve dhe brohoritjeve të tifozëve kundër tij.

Sipas La Gazzeta dello Sport, tifozët e hidhëruar protestuan kundër Ronaldos pas ndeshjes duke e fajësuar atë për lëshimin e një numri rastesh ideale. Kur brohoritjet kundër tij kaluan kufijtë në stadium, Ronaldo nuk duroi më dhe drejtoi gishtin e mesëm kah tifozët.

Po këta tifozë edhe më të hidhëruar me këtë veprim, tentuan që t’i afrohen autobusit të skuadrës në parkun e stadiumit. Sidoqoftë, policia braziliane reagoi shpejtë dhe gjithçka u spastrua me kohë.

Ronaldo dhe skuadra e tij Corinthians po vuajnë këtë sezon në Kampionatin brazilian duke qenë se janë nëntë pikë prapa liderëve të Santos pas 16 ndeshjeve të zhvilluara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)