28 Mars 2024

Ronaldo renditet në mesin e tre sportistëve më të paguar në planet

Madrid, 12 korrik - Ende në mesin e favoritëve të ardhshëm të Topit të Artë për lojën e bukur në fushën e blertë, Cristiano Ronaldo renditet në mesin e tre lojtarëve më të paguar të planetit, në sajë të pagave XXL të marra tek Reali i Madridit, por gjithashtu për aftësinë e tij për të fituar para në sajë të një popullariteti të jashtëzakonshëm.

Pavarësisht fitores së shënuar për të tretën herë radhazi të Ligës së Kampionëve, ylli i futbollit nuk ia ka dalë të shënojë “roveshatë’’ për një titull më honorifik. Nr 1 të klasifikimit të sportistëve më mirë të paguar gjatë ky sezoneve të fundit. Sipas Forbes, ai u rendit vitin e kaluar në vendin e tretë pas kundërshtarit të tij, Lionel Messi dhe boksierit Floyd “Money” Mayweather.

Portugezi, fitues i Kampionatit Evropian të vitit 2016, por i eliminuar në fazën e një të tetave të Botërorit 2018 ka fituar 108 milionë dollarë (rreth 92 milionë euro) gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, nga të cilat vetëm 61 milionë dollarë nga paga (rreth 52 milionë euro).

I akuzuar për fshehje të një pjesë të pasurisë së tij tek organet tatimore spanjolle, ai pranoi qershorin e kaluar të paguajë 18,8 milionë euro në kuadër të një paramarrëveshje për ti dhënë fund hetimeve për evazion fiskal.

Përveç pagës së tij vjetore me tetë shifra që  e pret tek Juventusi Torino, ai inspiron statusin e fituesit të  trofeut të pestë të Topit të Artë apo golashënuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve (120). ”CR7’’ është shndërruar në një markë tërheqëse, në qendër të partneriteteve të shumta fitimprurëse.

Ikonë planetare i lindur në ishillun Madero, ai ndiqet nga 330 milionë “followers” në rrjetet sociale, një shifër e pazakontë ndjekësish për një sportist. Një audiencë e rrallë që i ka mundësuar t’i afrohen dhjetëra sponsorë mjaft të fuqishëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)