18 Prill 2024

Ronaldo në karantinë, rezulton negativ ndaj testit të koronavirusit

Torino, 14 mars - Dy ditë më parë u bë e ditur se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është futur në karantinë. Ronaldo kishte pasur kontakt me Daniele Ruganin, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus dhe futbollistët iu nënshtruan analizave.

Pas futjes në karantinë, Ronaldo ka reaguar me një status në Twitter ku jep një mesazh. Ronaldo rezultoi negativ ndaj testit të koronavirusit.

“Bota po kalon një kohë shumë të vështirë e që kërkon kujdes dhe vëmendje maksimale nga të gjithë ne. Unë ju flas sot jo si lojtar futbolli, por si bir, baba, qenie njerëzore e shqetësuar me zhvillimet e fundit që po prekin të gjithë botën.

Është e rëndësishme që të ndjekim këshillat e OBSH-së dhe organeve drejtuese për mënyrën e trajtimit të situatës aktuale.

Mbrojtja e jetës njerëzore duhet të jetë mbi çdo interes. Unë do të doja të dërgoja ngushëllimet e mia, për të gjithë ata që kanë humbur të afërm, solidaritetin tim për ata që janë duke luftuar me virusin, siç është shoku im i ekipit Daniele Rugan.

Mbështetja ime e vazhdueshme është për profesionistët e mahnitshëm të shëndetit që vendosin jetën e tyre në rrezik për të ndihmuar të tjerët”, shkruan Ronaldo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)