29 Mars 2024

Ronaldo: Në Bernabeu, ne e kemi fjalën

Madrid, 9 mars - Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka paralajmëruar Lyonin se në Santiago Bernabeu, Mbretërit do të flasin ndryshe.

“Duhet të tregojmë se në Bernabeu, ne jemi ‘bosët’. Tashmë e njohim Lyonin- një skuadër e fortë- por tash ne do të luajmë në shtëpi dhe unë jam i bindur se ne do të vazhdojmë tutje. Do të ishte një zhgënjim i madh po të mos vazhdonim”.

“Do të dalim në fushë me mentalitet fituesi dhe me qëllimin për të shënuar gola. Nëse mesfusha jonë është më ofensive, atëherë do të jetë edhe më mirë. Por vendimin (për taktikën e lojës) e merr Pellegrini”, ka thënë portugezi për Marca.

Në takimin e parë të zhvilluar në Stade de Gerland, Lyoni shënoi fitore me rezultat 1-0.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)