26 Tetor 2020

Ronaldo mund të kthehet te Mançesteri, ai nuk e mohon

Madrid, 16 shkurt - Ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, ka lançuar një deklaratë të jashtëzakonshme, në të cilën pohon se ka filluar t’i mungojë ish-klubi Mançester Junajtid, dhe nuk e ka mohuar mundësinë për t’u rikthyer ndonjëherë në “Old Traford”.

Ronaldo u largua verën e kaluar për një shumë rekord, 94 milionë euro, ku plotësoi ëndrrën e tij për t’u bërë galaktik. Anësori portugez pranon se atij i mungon klubi i Sër Aleks Ferguson, ku ai fitoi tre tituj të Premier League dhe një Champions League, duke hapur rrugë për një rikthim sensacional.

“Natyrisht, më mungon loja në Mançester Junajtid. Jo vetëm klubi, por edhe shokët që janë ende atje. Unë luajta atje për 6 vite dhe është kohë e gjatë. Sa herë që kam rastin, unë i shikoj ata. Ende interesohem për ta ndjekur Mançester Junajtid, dhe kurrë nuk i dihet, ndoshta në të ardhme do të rikthehem që të luaj atje. Është gjithnjë e mundshme. Nuk dua të them se nuk jam i lumtur te Reali. Unë jam shumë i lumtur dhe ky është klubi im, por natyrisht, më mungon Mançesteri, trajneri, lojtarët, sepse kam lënë një familje të tërë atje. Unë dua të respektoj kontratën me Realin, por në të ardhmen, vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë”.

Ronaldo gjithashtu lavdëroi ish-kolegun e tij të Junajtid. I pyetur a është bërë Runi lojtar më i mirë pas largimit të tij, Ronaldo u shpreh: “Jo. Ndoshta ka shënuar më shumë gola se sezonin e kaluar, por Runi është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm për Mançesterin dhe Premier Leaguen. Ai është një lojtar fantastik, por nuk do të thotë se ai po luan mirë sepse unë u largova. Ai gjithnjë ka luajtur mirë”.

Për kampionatin botëror ai u shpreh: A mund ta fitojë Anglia kampionatin botëror? Pse jo? Ata kanë lojtarë dhe një trajner të shkëlqyer. Nëse luajmë me Anglinë në finale, do të jetë sepse Portugalia ka luajtur mirë në kampionat. Unë mendoj se Anglia është shumë e fortë, dhe nuk dua ta mendoj tani përballjen me Runin apo Ferdinand. Unë po mendoj se si të kualifikohemi. Por, do të ishte interesante nëse do t’i shihja Runin dhe Ferdinand në finale”, përfundoi Ronaldo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2020  - Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Zëvendës Drejtorin Menaxhues në AKM, Ahmet Shala. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, organizon ceremonin e lëshimit te vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës në të cilën do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu. (Qendra për Pajisje me Dokumente në  Komunën e Pejës, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftohet me dëshmitë e dëshmitarëve të ekipesë vullnetare në Qendrën Karantinë në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit, lidhur me rastin e T.L. i akuzuar për veprën penale Vrasje e rëndë dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll  ose posedim të paautorizuar të armëve. (Gjykata Themelore në Ferizaj, kati I-rë, salla nr.2, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton nesër Komunën e Gjilanit. (Teatri i Gjilanit, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- nëtarin e Bordit të AKM-së, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftohet me dëshmitë e dëshmitarëve Vlora Hasimja, Mjeke nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Lume Sopjani, Infermiere, QKMF. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:30)