26 Prill 2024

Ronaldo dëshiron ta përfundoj karrierën në Real Madrid

Madrid, 17 dhjetor - Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo thotë se dëshiron të vazhdojë të fitojë trofe të tjera dhe karrierën e tij ta përfundojë në Real Madrid.

"Motivimi im është në nivel të lartë. Do të doja ta përfundoja karrierën time në Real, por sigurisht kjo nuk varet vetëm nga unë. Unë nuk jam shefi i klubit, por nga ana ime do të jap maksimumin për ekipin. Detyra ime është që në fushë të bëj punën time dhe mendoj se këtë e bëj mirë", tha Ronaldo në një intervistë për televizionin e klubit "mbretëror".

Të shtunën e ardhshme në orar është derbi i madh spanjoll dhe Ronaldo thotë se shpreson në fitore kundër Barcelonës.

"Përpiqem të shijojmë lojën në fushë. Çdo ditë rrisim vetëbesimin tonë dhe shkojmë drejt trofeve", tha Ronaldo.

Ai është i kënaqur me titullin e fituar të Kupës botërore të klubeve, të cilin Reali dje e arriti pas fitores kundër klubit brazilian Gremio, duke shtuar se me këtë ka arritur rekorde të sukseseve duke fituar pesë tituj në një vit.

"Ne fushë dolëm të motivuar dhe të vendosur për fitore. Kje është një fitore fantastike", përfundoi Ronaldo. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)