24 Prill 2024

Ronaldinho i mbytur në borxhe, s’e lejojnë të largohet nga Brazili

Rio de Janeiro, 3 gusht - Ronaldinho nuk ka ditur ta menaxhojë pasurinë e tij pas tërheqjes nga futbollit. Futbollisti, i cili u bë një nga më të mirët në botë dhe fitoi gjithçka me Barcelonën, është mbytur në borxhe.

Siç publikojnë mediet braziliane Dinho ka 57 prona të bllokuara, katër prej tyre nga Gjykata e Rio Grande do Sul për një gjobë mjedisore me vlerë 2.2 milionë euro.

Përtej kësaj gjobë, ka disa të tjera me një vlerë totale prej 1.8 milion. Thesari, për këtë arsye i ka hequr pasaportat.

Gjykata braziliane ka vendosur të sekuestrojë dy pasaportat e Ronaldinhos, braziliane dhe spanjolle. Kjo do të thotë që ai nuk mund të largohet nga Brazili.

Ronaldinho pretendon t’i kthehet pasaporta spanjolle.

Avokatët e ish-futbollistit bazohen në faktin se mbajtja e kësaj pasaporte është “një sjellje abuzive, arbitrare dhe e pabazuar”.

Në të njëjtën kohë ata pretendojnë se bllokimin mund ta bëjë qeveria e Spanjës prandaj, veprimi i Gjykatës së Brazilit “është i paligjshëm”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)