27 Prill 2024

Ronaldinho drejt La Galaxy

Madrid, 11 qershor - Sipas spekulimeve të mediumeve amerikane, Ronaldinho është shumë pranë transferimit te La Galaxy.

Thefinalthird.com spekulon se agjenti i brazilianit, Roberto De Assis, është në bisedime me klubin nga MLS.

Thuhet se Ronaldinho do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me La Galaxyn, e vlefshme 6 milionë dollarë në sezon, ndërsa konfirmimi zyrtar pritet të bëhet në fund të qershorit apo në fillim të korrikut.

Ronaldinho nuk ka pranuar kontratë të re nga drejtuesit e Milanit dhe zhgënjimi për mos ftesë në Botëror, mund të jenë shkaqet që Dinho mund të kërkojë ndërrim ambienti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)