28 Mars 2024

Romelu Lukaku infektohet me koronavirus

Londër, 17 dhjetor - Sulmuesi Romelu Lukaku, pjesë e klubit anglez Chelsea, ka konfirmuar se është infektuar me koronavirus.

"Para disa ditësh isha pozitiv në testin për COVID. Ndjehem mirë dhe tani jam në izolim për ditët në vijim. I kam parë porositë, ju faleminderit për këtë. Qëndroni të sigurt", shkroi sulmuesi 28-vjeçar në rrjetet sociale.

Belgu nuk mund ishte në dispozicion për ndeshjen e mbrëmshme kundër Evertonit, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Përpos Lukakut, edhe tre lojtarë të tjerë nga Chelsea kishin rezultuar pozitiv në COVID-19 më herët: Timo Werner, Callum Hudson-Odoi dhe Ben Chilwell.

Chelsea aktualisht ndodhet në vendin e tretë në Premier Ligën Angleze me 37 pikë, ndërsa në krye të tabelës është Manchester City me 41 pikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)