25 Prill 2024

Roma zyrtarizon Adrianon për 3 vjet

Romë, 28 prill - Roma zyrtarizon blerjen e parë të sezonit që është jo një emër i zakonshem por pikerisht sulmuesi i Flamengos dhe ish interisti, Adriano.

Nenkampionët e Italisë kanë arritur të bien dakort me “Perandorin” pasi dretori verdhekuq Daniele Prade dhe sulmuesi kanë drekuar në një lokal në Rio ku gjeten gjuhen e përbashket.

Kështu, sulmuesi do firmosë një kontratë që do ta lidhe për 3 vitet e ardhshme me skuadren kryeqytetase.

“Biseduam me Praden i cili na paraqiti projektin që na pelqeu. Pas pak ditesh Adriano do vijë në Itali për të hedhur firmen. Me Flamengon kemi folur dhe gjithcka eshte ne rregull”, tha agjenti i lojtarit Gilmar Rinaldi.

Blerja e Adrianos i ndez driten jeshile largimit te sulmuesit Luca Toni, i cili nuk arriti te bindte drejtuesit verdhekuq pasi u transferua në Romë gjatë merkatos së dimrit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)