07 Tetor 2022

Roma arrinë marrëveshje me Genoan për transferimin Eldor Shomurodov

Romë, 31 korrik - Pas vështirësive për të arritur te iraniani Sardar Azmoun, Roma ka gjetur sulmues në Serinë A, pasi ka arritur marrëveshjen me Genoan për transferimin e 26-vjeçarit nga Uzbekistani, Eldor Shomurodov.

Ky i fundit pritet të mbërrijë në kryeqytetin italian mëngjesin e të shtunës dhe të kryejë vizitat mjekësore para se të firmosë kontratën me verdhekuqtë e të nisë përgatitjet nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Sipas mediave italiane, transferimi i Shomurodov bëhet mbi bazën e huazimit për shifrën e 2.5 milionë eurove, me Romën që ruan edhe të drejtën e blerjes për 17.5 milionë euro në fund të sezonit.

Nga ana tjetër futbollisti do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro neto në sezon, plus bonuset mbi paraqitjet, golat e shënuar dhe objektivat e arritur.

Me konfirmimin e Edin Dzekos dhe transferimin e Shomurodov, Roma “blindon” repartin e avancuar dhe pritet të përqendrojë vëmendjen në afrimin e një mesfushori, me Granit Xhakën që është i përzgjedhuri i Jose Mourinhos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)