26 Nëntor 2020

Rifillon faza finale e projektit “Elite Youth Development U15”

Prishtinë, 24 tetor - Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se sot në fushën “Top Football” në fshatin Mazgit, do të rifillojë faza finale e projektit “Elite Youth Development U15”.

Ky aktivitet, i cili kishte nisur në fillim të vitit me entuziazëm të madh dhe me përfshirjen e shumë talenteve premtuese për të ardhmen, ishte ndërprerë për shkak të pandemisë Covid-19.

Me gjithë peripecitë e mëdha për shkak të pandemisë, FFK ka arritur që ditëve të fundit ta riorganizojë këtë projekt nëpër regjione, duke respektuar në mënyrë strikte protokollin sanitar në luftën kundër koronavirusit, derisa këtë fundjavë do të realizohet faza e ndeshjeve në formë turneu, me shumë risi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)