19 Mars 2024

Reali prezanton portierin Alphonse Areola

Madrid, 14 shtator - Reali i Madridit bën prezantimin e portierit të ri të tij, Alphonse Areola i cili erdhi nga Paris Saint Germaini për të marrë vendin e Keylor Navas me këtë të fundit që u transferua pikërisht te kampionët e Francës.

Portieri i ri i Los Blancos në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të tijk deklaroi se do të japë maksimumin në fushën e lojës dhe se shpreson në grumbullimin e tij në kombëtaren e Francës për Evropianin e 2020.

“Kjo është një ditë e lumtur për mua-tha Areola-erdha këtu dhe do të jem në gjendje të shoh historinë e këtij klubi dhe ta plotësoj dhe pasi të kem dhënë 100% të timen në punën e përditshme, do të bëj gjithçka të mundem për të qenë gati dhe të jap më të mirën edhe në fushën e lojës. Është e vërtetë se nëse nuk luaj për mua do të jetë e vështirë që të jem në kombëtare, por gjithsesi unë jam gati dhe do të jap më të mirën time”.

Për Areolën të qenit pjesë e Realit te Madridit është shumë domethënëse pasi idhulli i tij Iker Casillas ishte kapiteni i kësaj skuadre.

“Është e vërtetë që numri 1 këtu do të thotë shumë me Iker Casillas që ka qenë një prej idhujve të mi të fëmijërisë dhe ai që ndikoi në vendimin tim për t’u bërë portier”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)