26 Prill 2024

Reali kontakton Valencian për Silvan

Madrid, 25 maj - Real Madridi ka kontaktuar Valencian për mundësinë e transferimit të David Silvas, ndërsa AS shton se Los Blancos ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare për mesfushorin e ri ofensiv.

Sipas një raporti të AS, Reali ka filluar kontaktet e para me Los Che për çmimin e mesfushorit, por madrilenët nuk janë të sigurt nëse Jose Mourinho do ta dëshironte spanjollin si përforcim për sezonin e ardhshëm.

Valencia është e detyruar të shesë disa prej futbollistëve më të mirë, për të mbuluar borxhet e mëdha të klubit, ndërsa David Villa tashmë është larguar në drejtim të Barcelonës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)