19 Mars 2024

Reali gati ofertën prej 250 milionë euro për Harry Kane

Madrid, 21 nëntor - Real Madrid ka bërë gati një super ofertë për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

“Los Blancos” kanë bërë gati 250 milionë euro për anglezin. Kane që një kohë të gjatë ka qenë i lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu”, mirëpo transferimi nuk ka ndodhur.

Reali po e sheh futbollistin anglez si zëvendësim adekuat të Karim Benzema, pasi Luka Jovic nuk e ka gjetur formën e duhur. Nëse pranohet kjo ofertë, atëherë pritet të transferohet në Madrid në fund të sezonit.

Ndeshja e radhës për Realin është këtë të shtunë kundër Real Sociedad.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)