16 Prill 2024

Reali dy milionë Di Marias, Chelsea trefishin e pagës për Ramos

Madrid, 17 qershor - Sipas Marca, Real Madridi i ka ofruar anësorit të Benficas, Angel Di Maria, një kontratë të vlefshme vetëm dy milionë euro për sezon.

Kjo kontratë e ofruar nga Reali për mesfushorin argjentinas, do ta bënte atë një nga futbollistët më pak të paguar te Los Blancos.

Di Maria ka klauzolë prej 40 milionë euro, ndërsa Real Madridi këmbëngulë se dëshiron të shpenzojë vetëm 30 milionë euro.

Ndërsa Chelsea ka goditur edhe njëherë Real Madridin duke ia ofruar mbrojtësit Sergio Ramos trefishin e pagës që merr në Bernabeu.

Sport shkruan se Chelsea e dëshiron me çdo kusht Sergio Ramosin, të cilit i ka ofruar 8.3 milionë funte për sezon, ndërsa te Reali, Ramos fiton vetëm 2.5 milionë funte.

Pronari i Chelseat është vetëdeklaruar tifoz i mbrojtësit spanjoll, duke dhënë urdhër që Real Madridit t’i bëhet ofertë prej 48 milionë eurosh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)