16 Prill 2024

Real Madrid i ofron Kaka-në Juventusit

Madrid, 5 shkurt - Real Madrid dhe Kaka janë venë në qënder të vemendjes prej disa javesh për shkak të formes së dobet që po kalon braziliani.

Dje u mesua se ai vuan nga një dhimbje kronike në ije, ndërsa sot publikohet një tjetër lajm i pabesueshem. Sipas mediave, Reali ia ka ofruar sulmuesin Juventusit, për të marrë nga bardhëzinjtë Diegon dhe mbrojtësin Chiellini.

Por gjithësesi këto janë vetëm zera pasi Juventus nuk ka ndermend të heqë dorë nga dy elemente thelbësore të skuadres, ndërsa Kaka e shikon rikthimin në Itali vetëm me një fanelë, atë të Milanit.

Nga ana tjetër, e hapur qëndron edhe pista e Premier League ku Chelsea dhe Manchester City nuk e kanë fshehur asnjëherë dëshiren për të marrë në skuader asin brazilian që i kushtoi plot 65 milionv euro Realit të Madridit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)