23 Janar 2020

Ramos rrezikon dënimin nga UEFA

Madrid, 15 shkurt - kanë shpërthyer polemikat rreth Sergio Ramos dhe shkak është bërë deklarata e tij pas përfundimit të sfidës së Ligës së Kampioneve mes Ajaxit dhe Realit të Madridit, me spanjollin që pranoi se e kërkoi qëllimisht kartonin e verdhë për të munguar në sfidën e kthimit dhe për të qenë i pastër në sfidën çerekfinale.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk e bëra me qëllim atë ndërhyrje, por ndonjëherë në futboll duhet të marrësh vendime me peshë”, ishin fjalët e Ramos, i cili më pas e tërhoqi këtë deklaratë të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Gjatë një ndeshjeje duhet të marrësh një vendim në pak sekonda”, shkruante Ramos në postimin në Twitter, por lajmi i mirë është fitorja, lajmi i keq është se nuk do të luaj në ndeshjen e kthimit. Më vjen keq që do t’i lë vetëm shokët e skuadrës, por kartonin e verdhë nuk e mora me qëllim. Do të jem në stadium dhe do t’i mbështes nga tribuna”, tha mbrojtësi spanjoll.

Nuk është hera e parë që Sergio Ramos përfshihet në një situatë të tillë. Më parë diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në sezonin 2010/11, pikërisht në Amsterdam gjatë ndeshjes me Ajaxin, kur ai dhe Xabi Alonso u ndëshkuan me karton të kuq, për të humbur ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të atij edicioni të Ligës së Kampioneve. Tani pritet reagimi i UEFA-s për këtë histori, me Ramos që rrezikon ndëshkimin me 2 ndeshje pezullim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2020

- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit Final dhe Rekomandimeve te zgjedhjeve te parakohshme legjislative në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”. (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:00) 

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, organizojnë Konferencën e 7-të Ndërkombëtare "Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike". (Akademia e Kosovës për siguri publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews vizton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  ku do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet manifestimi sportiv i shpalljes së “Sportistit të vitit 2019”. (Restaurant “Villa Lux” në Mitrovicë, ora 17:00)