19 Prill 2024

Ramos: Messi lojtari më i frikshëm i Barcës

Barcelonë, 7 prill - Sergio Ramos ka deklaruar se ndeshja e ardhshme ‘el Classico’ do të vendosë se kush do ta fitojë titullin në La Liga.

“Ne kemi arritur në një pikë në La Liga ku nuk ka dallim në pikë mes nesh dhe Barcelonës, dhe çdo gabim mund të kushtojë me titull. Ne po hyjmë në ‘el Classico’ me ambicie të mëdha dhe besoj se ky takim do të vendosë se kush do ta fitojë titullin”.

“Duhet të jemi të fortë, të tentojmë të shkatërrojmë anësorët e tyre dhe shpejtësinë që e kanë, të vazhdojmë me posedim të topit, dhe të tentojmë t’i shmangemi gabimeve, para së gjithash në mbrojtje”.

“Barca nuk do ta ndryshojë stilin e lojës. Ne do duhet t’ia bëjmë futbollin bajat Messit, sepse ai mund ta bëjë diferencën. Edhe pse Barcelona mund të luajë ndeshjet keq edhe mirë, Messi mbetet i rrezikshëm. Ai është futbollisti më i frikshëm i Barcelonës”, deklaroi Sergio Ramos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)