19 Prill 2024

PSG prishë kontratën me mesfushorin Lass Diarra

Paris, 21 shkurt - Paris Saint-Germain ka vendosur që të prishë kontratën me mesfushorin Lass Diarra.

Klubi francez, me anë të një komunikate zyrtare në faqen e tij të internetit dha lajmin se 33-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Diarra nuk kishte besimin e trajnerit Tomas Tuchel, pasi në mesfushë gjermani preferonte futbollistë si Marquinhos, Verratti, Draxler apo Leandro Paredes. Pa përmendur këtu Adrien Rabiot, i cili nuk përfshihet në ekip pasi po refuzon që të rinovojë kontratën e tij.

Këtë sezon, Lass Diarra, ish-mesfushor i Real Madrid, Chelsea, Arsenal dhe Marseille, ka luajtur vetëm 3 ndeshje me PSG.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)