29 Mars 2024

PSG arrin marrëveshjen me lojtarët për ndërprerjen e pagave në mënyrë proporcionale

Paris, 9 prill - Çështja e ndërprerjes së pagave të futbollistëve po merr gjithmonë e më shumë vëmendje në këto ditë të ndërprerjes së këtij sporti, pasi janë të shumtë klubet që ankohen se e kanë të pamundur të paguajnë gjatë kësaj kohe.

Federatat, ligat dhe shoqatat e futbollistëve janë prej ditësh në diskutime për të arritur një marrëveshje, por deri tani nuk ka “tym të bardhë”, ndërsa shumë pak klube ia kanë dalë të arrijnë marrëveshje vetë me futbollistët.

Një nga ato është edhe Paris Saint Germain, që është njëkohësisht klubi që shpenzon më shumë për paga se çdo ekip tjetër në Francë dhe sipas “L’Equipe” ka gjetur një marrëveshje me futbollistët për çështjen e pagave.

E përditshmja franceze raporton se akordi i arritur me futbollistët parashikon ndërprerjen e pagave në vlerën 50% për të gjithë ata që përfitojnë më shumë se 100 mijë euro në muaj, përqindje kjo që vjen duke u ulur në pagat më modeste.

Kështu emra si Neymar, Mbappe, Cavani, Di Maria, Icardi, Verratti, etj., duket se kanë rënë dakord të sakrifikojnë gjysmën e pagës së tyre, ndërsa lojtarët që përfitojnë 50-100 mijë euro në muaj, do të kenë reduktim në masën 40% të pagës, lojtarët që përfitojnë 20-50 mijë euro në muaj do të kenë reduktim në masën 30% dhe lojtarët që përfitojnë më pak se 20 mijë euro në muaj, do të kenë reduktim në masën 20 % të totalit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)