19 Mars 2024

Prezantohet stadiumi kombëtar i Kosovës

Prishtinë, 14 qershor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në prezantimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës që u bë në ambientet e Muzeut të Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përfaqësues të shumtë të institucioneve të shtetit dhe të sportit si dhe anëtarë të familjes Vokrri.

Me këtë rast ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se prezantimi i Stadiumit Kombëtar është një ditë e veçantë duke e cilësuar këtë projekt kapital si më i madhi sa i përket investimeve në historinë e vendit tonë.

“Ky ka qenë dhe mbetet një prej prioriteteve të mia dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ka qenë një periudhë jo e lehtë deri te kjo ditë dhe besoj ia kemi arritur që ta kemi një projekt që i plotëson kushtet dhe nevojat për sportistët, veçanërisht për futbollin tonë”, u shpreh ministri Gashi.

Ai po ashtu njoftoi se ky stadium do të ndërtohet afër aeroportit “Adem Jashari”.

“Është në mes të komunave të mesit të Kosovës, afër Prishtinës, Prizrenit, Pejës e Gjakovës dhe e lidh tërë territorin e Kosovës pemës autostradës. Çështja e lokacionit ka qenë një vendim ka qenë një vendim i drejtë dhe tashmë ka mbetur një etapë tjetër, ajo e ndërtimit”, theksoi ai.

Në këtë prezantim u theksua se Stadiumi Kombëtar është projektuar në bazë të kritereve dhe standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s. Kapaciteti i tij arrin ti ketë mbi 30 mijë ulëse dhe do të jetë i përgatitur edhe për lojëra ndërkombëtare. Gjithashtu stadiumi do të ketë një kompleks madhor i cili përfshinë fusha ndihmëse, konvikt për sportistët, hotel dhe parking të mjaftueshëm.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha: “Me ato projeksionet që i mendon ministri, pa përkushtimin e tij nuk do të mund ta bënim këtë projekt. Kosova duhet ta ketë stadiumin më të bukur në Ballkan dhe ky duhet të ndërtohet”.

Në anën tjetër, kryetari i Federatës, Agim Ademi, u shpreh shumë falënderues ndaj Ministrisë dhe Qeverisë së Kosovës për punë që po bëhet për sportin duke përmendur fillimin e renovimeve të të gjitha stadiumeve, projektin me 12 fusha sintetike dhe tashmë edhe Stadiumin Kombëtar të cilin ai e cilësoi si kupolla e infrastrukturës së futbollit.

“Më vjen shumë mirë që ky stadium po bëhet në këtë kohë jo vetëm për futbollistët por edhe për publikun tonë”, tha në fund Ademi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)