22 Shtator 2019

Policia arreston 7 shikues të dhunshëm në palestrën e sporteve në Rahovec

Rahovec, 1 mars - Policia e Kosovës ka pranuar kërkesën nga FBK-ja dhe po ashtu nga klubi i basketbollit të Rahovecit, për të bërë sigurimin e lojës së basketbollit që do të zhvillohej sonte në qytetin e Rahovecit.

Policia ka përgatitur planin operativ dhe ka ndërmarrë masat e duhura për mbarëvajtjen e ndeshjes sportive në kuadër të "Euroing Kupa e Kosovës - Final 8".

Gjatë zhvillimit të ndeshjes ka filluar një incident mes shikuesve në tribuna, kjo ka bërë që policia të intervenojë dhe të arrestojë shtatë të dyshuar. Gjatë intervenimit dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Të arrestuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë sportdashësit, shikuesit në palestra,  që të kenë sjellje dinjitoze dhe sportive, në të kundërtën policia në të gjitha rastet ku do të ketë huliganizëm dhe forma tjera të palejuara, do të intervenojë dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë si në këtë rast, do merren masat adekuate ligjore ndaj atyre që shkaktojnë skena të tilla të padëshiruara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)