25 Prill 2024

Pogba synon Barcelonën

Manchester, 13 shtator - Pogba e nisi këtë sezon me Manchester United mes shumë polemikash me Mourinho dhe jo vetëm, duke u folur shumë edhe për një largim të mundshëm të tij.

Por pavarësisht këtyre zërave, kampioni i botës vazhdoi të jetë pjesë e “Djajve të Kuq”, madje duke marrë edhe shiritin e kapitenit tek ata.

Megjithatë, së fundmi, në Angli shkruajnë se destinancioni i ardhshëm i Pogba do të jetë pikërisht Barcelona. Këtë e bën fakt të kryer “Manchester Evenings”, e cila i referohet një fjalie të agjentit Mino Raiola, i cili dy vite më parë e kishte parashikuar këtë lëvizje në merkaton e verës.

Megjithatë, nëse do të ndodhë një gjë e tillë na duhet të presim ende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)