18 Prill 2024

Pogba lëndohet gjatë stërvitjes në Francë

Gjenevë, 9 nëntor - Mesfushori i Manchester United-it, Paul Pogba, është lënduar të hënën gjatë stërvitjes me kombëtaren franceze, raportojnë mediat lokale.

E përditshmja sportive franceze "L'Equipe" shkroi se Pogba pësoi lëndim të kofshës së djathtë gjatë ushtrimit të gjuajtjeve dhe u tërhoq nga stërvitja në kompleksin stërvitor të Francës Clairefontaine.

Në një video në uebsajtin e "L'Equipe", shihet 28-vjeçari duke çaluar pas goditjes që bëri.

Pogba u largua menjëherë nga fusha i shoqëruar nga Franck Le Gall, i cili është mjek i kombëtares franceze.

Një nga shtyllat kryesore të skuadrës franceze, Pogba ndihmoi "Gjelat" të fitonte Kupën e Botës FIFA 2018 në Rusi.

Franca do të jetë pa Pogba-n në ndeshjet e ardhshme të grupeve kualifikuese të Kupës së Botës FIFA 2022.

Ata fillimisht do të përballen me Kazakistanin në Paris të shtunën dhe më pas do të jenë mysafir të Finlandës në Helsinki më 16 nëntor për të përfunduar kualifikueset evropiane.

Franca ka grumbulluar 12 pikë në gjashtë ndeshje duke kryesuar Grupin D. Ukraina radhitet në vendin e dytë dhe ka nëntë pikë në shtatë ndeshje.

Finlanda ka tetë pikë dhe Bosnja dhe Hercegovina shtatë pikë. Në grup, Kazakistani ka marrë vetëm tri pikë në shtatë ndeshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)