20 Prill 2024

Pezullohen ndeshjet e Premier Ligës

Londër, 13 mars - Të gjitha ndeshjet profesionale të futbollit në Angli janë pezulluar të paktën deri më 3 prill për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend.

Sipas deklaratave të lëshuara nga organe të ndryshme drejtuese të futbollit anglez, të gjitha ndeshjet në Premier Ligën dhe EFL, si dhe Super Ligës dhe Kampionati i Femrave të FA janë shtyrë.

Premier Liga angleze, divizioni kryesor i futbollit të klubit në vend tha se ndeshjet janë pezulluar "me shpresë të kthimit në 4 prill".

Mirëpo, ajo tha se rifillimi i ndeshjeve ishte "subjekt i këshillave mjekësore dhe kushteve të kohës".

"Pas një takimi të drejtuesve sot, u vendos unanimisht që të pezullojmë Premier Ligën me qëllim të kthimit më 4 prill, në varësi të këshillave mjekësore dhe kushteve të kohës", theksoi sot Premier Liga.

Federata Angleze e Futbollit tha se ky hap "u ndërmor për shkak të rritjes së numrit të klubeve që ndërmarrin hapa për të izoluar lojtarët dhe stafin e tyre" për shkak të shpërthimit të Covid-19.

"Ky vendim vlen për të gjitha ndeshjet e klubeve të Anglisë në çdo nivel dhe të gjitha garat e FA-së, përfshirë Kupën e FA-së 'Emirates' dhe Kupën e FA për femra së bashku me akademitë dhe ndeshjet e ekipeve të të rinjve", thuhet në deklaratë.

Ndër njerëzit dhe klubeve të prekura nga shpërthimi i koronavirusit në Angli janë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe anësori i Chelseat, Callum Hudson-Odoi. Që të dy kanë rezulutuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Klubi i Premier Ligës, Everton njoftoi se skuadra e parë dhe ekipi stërvitës janë në vetizolim pasi një lojtar shfaqi simptoma të virusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)