22 Shtator 2019

Përurohet stadiumi në Han të Elezit

Prishtinë, 4 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka bërë sot përurimin e Stadiumit në komunën e Hanit të Elezit. Me këtë rast ministri bëri të ditur se vlera e tërërsishme e stadiumit është rreth 220 mijë euro. Ky investim është bërë në bashkëpunim mes MKRS, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës.

 “Është kënaqësi e veçantë që të jem në përurimin e një prej investimeve më të rëndësishme në këtë komunë. Jam shumë i lumtur që bashkë me Komunën dhe Federatën e përfunduam në një afat rekord këtë projekt kapital duke pasur parasysh që ndërtimi i këtij stadiumi ka qenë kërkesë për vite tëra por ne pas marrëveshjes me kryetarin e përfunduam për disa muaj”, tha ministri Gashi.

Ministri po ashtu tha: “Ky investim është në kuadër të investimeve për avancimin dhe fuqizimin e infrastrukturës sportive dhe është interesim i yni që ta masivizojmë sportin në të gjithë Republikën e Kosovës”.

Ndër të tjera, ministri Gashi falënderoi kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe atë të Komunës për bashkëpunim në finalizim të këtij projekti dhe theksoi se projekti i nisur për ndërtimin e 12 fushave është shumëfishuar.

Nga ana tjetër kryetari i FFK-së, Agim Ademi, dhe ai i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, falënderuan ministrin për kontributin e jashtëzakonshëm në futboll dhe thanë se besojnë që nga ky teren me kushte kaq të mira do të dalin futbollistë shumë të mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)