22 Shtator 2019

Përurohet stadiumi i Malishevës

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë sot përurimin e Stadiumit të Malishevës.

Ministri Gashi tha se “është moment i veçantë për mua, për Qeverinë e Republikës së Kosovës por edhe për Komunën e Malishvës dhe qytetarët e saj që më në fund po e realizojmë një ëndërr të kamotshme të të gjithë sportistëve e sportdashësve që edhe Malisheva të ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, përkatësisht realizimin e sportit të futbollit”.

Po ashtu, ministri Gashi tha se në Komunën e Malishevës do të ketë edhe investimet tjera që do të realizohen në fushën e sportit me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive.

“Ministria e Sportit vitin e ardhshëm do të  filloj punimet për ndërtimin e pishinës gjysëm olimpike në Komunën e Malishevës, marr për shkas që kjo komunë njihet për traditen që ka në këtë lëmi sportive” tha ministri Gashi.

“Sportistët tanë po vazhdojnë të na bëjnë krenar, përveç sukseseve në vend, Kosovës i sollën medalje edhe nga garat ndërkombëtare pra sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të Kosovës dhe ne si Ministri e Sportit jemi të përkushtuar ta mbëshesim fuqishëm sportin në vendin tonë”.

Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e falënderoi ministrin Gashi për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që ofron për Komunën e Malishevës. Ky stadium për Malishevën është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i mirëpritur, sidomos për futbollistët, sepse ata do të kenë një vend ku do të garojnë dhe zhvillohen më tutje në sportin e futbollit tha Begaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)