22 Nëntor 2019

Përkrahja e shpresave olimpike shpresë për sportin e vendit tonë

Prishtinë, 5 shkurt - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si çdo vit tjetër, në një ceremoni të organizuar, ka bërë ndarjen e bursave për shpresat olimpike për vitin 2019.

Ministri Kujtim Gashi ka bërë ndarjen e vendimeve të bursave për Shpresat Olimpike 2019, pas propozimeve nga federatat përkatëse dhe rekomandimeve nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ku sportistët përfitues të bursës do të marrin nga 150 €, pagesë e cila realizohet në bazë mujore për një vit kalendarik.

Shpresat olimpike që janë përfitues të bursës janë: Albina Deliu-atlete, Arbi Pupovci-skitar, Arlind Selimi-mundës, Betim Maliqi-karateist, Dren Ukiemraj-notar, Erza Muminoviq-xhudiste, Fatih Karabaxhaku-pingpongist, Muhamet Ramadani-atlet, Patriot Behrami-boksier dhe Shpat Zeka-xhudist.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se ndarja e këtyre bursave është vetëm njëra prej mënyrave të përkrahjes së sportistëve tanë e sidomos të sportistëve që po arrijnë ta përfaqësojnë vendin denjësisht edhe në garat jashtë vendit.

Ministri po ashtu tha se “kjo ceremoni tregon përkushtimin tonë si Ministri por edhe si Qeveri për t’i ndihmuar talentet tanë që janë shpresë e jona. Pas mbështetjes që ka bërë Komiteti Olimpik sot është momenti që edhe ne ta tregojmë kujdesin tonë të drejtpërdrejtë sepse ju padyshim jeni ambasadorë të shtetit.”

Po ashtu ministri Gashi tha se “kjo është një mbështetje simbolike në raport me angazhimin e juaj por ne do të jemi edhe në momente dhe rrethana të tjera për t’ju mbështetur dhe përkrahur. Viti 2018 ka qenë një nga vitet më të mira që nga paslufta dhe besoj që në vitin 2020 do të kemi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokyo ”.

 Ndërkaq, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se këto bursa do të jenë motivim për shpresat olimpike që të punojnë dhe t’i sjellin vendit rezultate. “Është shumë simbolike, por duke u nisur nga mosha e tyre, unë besoj që ata do të përparojnë dhe me rezultatet e tyre do të rritet edhe më tutje mbështetja për ta”, tha ai.

Në anën tjetër, në emër të përfituesve të këtyre bursave foli Erza Muminoviq, e cila falënderoi ministrin Gashi dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në përgjithësi për përkrahjen ndaj tyre që sidomos kohët e fundit nuk është vetëm përkrahje morale por edhe financiare duke na dhënë edhe më shumë vullnet për të punuar edhe më shumë dhe vendit tonë t’i sjellim sa më shumë suksese dhe medalje nga garat ndërkombëtare

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)