17 Tetor 2019

Perisiç paralajmëron largimin nga Interi

Milano, 1 dhjetor - Sulmuesi anësor kroat i Interit, Ivan Perisiç dha një intervistë për “FourFourTwo”, ku foli për refuzimin që i bëri Manchester Unitedit në verën e 2017-ës, por një fjali e thënë në fund, ka bërë që të “tremben” tifozët zikaltër.

“Refuzova Manchester Unitedin për të mbetur te Interi dhe mund të them me bindje se Luciano Spalletti ishte arsyeja kryesore që qëndrova pjesë e zikaltërve. Largimi në një tjetër kampionat? Shpresoj që tifozët e Interit të kuptojnë këndvështrimin tim”, deklaroi Perisiç.

Kaq mjaftoi që mediat të nxjerrin menjëherë emrat e skuadrave që janë pretendente për të marrë shërbimet e anësorit kroat, që luan në nivele të larta prej të paktën 3 sezonesh me fanellën zikaltër.

Kështu sipas mediave italiane, agjenti i koratit, Fali Ramadani ka marrë një ofertë zyrtare nga Bayerni i Mynihut, ku është patrioti i Perisiç, trajneri Niko Kovaç që e kërkon me ngulm numrin 44 të zikaltërve në skuadër.

Tekniku kroat i bavarezëve kërkon t’i besojë pikërisht patriotit të tij korsinë e majtë të sulmit, pasi mosha e Franck Ribery nuk premton shumë, ndërsa skuadra përballet edhe me dëmtimin e gjatë të francezit tjetër Koeman.

Skuadra të tjera që mbeten në xhiro për të marrë shërbimet e Perisiç, janë Manchester United, me Jose Mourinhon, por edhe skuadra spanjolle e Atleticos së Madridit, me Simeonen që nuk e ka fshehur simpatinë për anësorin zikaltër.

Gjithsesi në klubin e Interit janë të bindur se nuk mund të heqin dorë për më pak se 50 milionë euro për kartonin e Perisiç, që ndonëse këtë fillim-sezoni nuk ka shënuar shumë gola, mbetet një nga pikat kyçe të formacionit zikaltër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Prokurori i Shtetit do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve të Këshillit Prokurorial, ora 11:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)