25 Prill 2024

Pep Guardiola vazhdon me rekorde

Barcelonë, 13 prill - Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një trajner i Barcelonës ti fitoj katër edicionet radhazi të “El-Classico-s”, ndërsa një rekord të tillë ka arritur edhe një herë tjetër trajneri më i mirë në botë, Pep Guardiola shkruan “El Mundo Deportivo”.

Deri më tani, Pep Guardiola ishte në një nivel me Enrike Fernandez (1947-1949) dhe Teri Vejnebëlls (1984-1986) të cilët kishin arritur nga tre fitore në ndeshjet me Realin e Madridit.

Ajo që len përshtypje edhe më shumë në arritjet e Pep Guardiolas është edhe fakti që në këtë periudhë Barcelona ka arritur një gol-dallim shumë mbresëlënës11:2, (2:0, 2:6, 1:0 dhe 0:2), dhe se dy fitore nga gjithsej 4 ndeshje ka regjistruar në mes “Santiago Bernabeut”.

Guardiola: Pedro i ka tejkaluar pritjet

Ai ka theksuar se ishte pa fjalë kur kishte të bëjë me sulmuesin e ri Pedro, duke thënë se ai i ka tejkaluar pritjet për të.

“Ai është i pabesueshëm. Ne të gjithë e dinim se ai është lojtar kualitativ dhe se ai është mjaft i mirë për ekipin e parë, por ai po ofron më shumë se që kemi paramenduar”.

“Nuk kam fjalë për këtë djalosh dhe atë çfarë ka bërë ai këtë sezon. Ne jemi të kënaqur me paraqitjet e tij dhe unë vetëm shpresoj se ai do të vazhdojë kështu siç ka bërë deri tani”, u shpreh Guardiola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)