09 Prill 2020

Paulo Dybala i Juventusit del pozitiv për koronavirus

Torino, 22 mars - Futbollisti argjentinas Paulo Dybala i skuadrës Juventus, një prej ekipeve të Serie A të Ligës së Parë të Italisë, rezultoi pozitiv me virusin Kovid-19.

Klubi i Juventusit konfirmoi në një komunikatë të fundit për shtyp sePaulo Dybala rezultoi pozitiv dhe është izoluar vullnetarisht.

Në deklaratën e Juventusit bëhet e ditur se Dybala nuk ka simptoma dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Pas Daniele Ruganit dhe Blez Matuidi, Dybala është lojtari i tretë i Juventusit i konfirmuar me koronavirus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)