30 Mars 2020

Paul Pogba stërvitet me fanellën e Juventusit

Manchester, 19 mars - Paul Pogba, mesafushor i Manchester United, publikoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej në stërvitje me fanellën e ish-skuadrës së tij, Juventus, teksa punonte përkrah shokut të skuadrës, Lindelof.

Në pamje të parë, mund të duket një veprim i nxiuar, që nxit reagimin e tifozëve të “Djajve të Kuq”, por në fakt, është vetëm një mesazh solidariteti i francezit për Blaise Matuidinë, që luan aktualisht te “Zonja e Vjetër”, por që është prekur nga Koronavirusi.

Edhe Lindelof është shfaqur me fanellën e Sampdorias, skuadër me të cilën luan suedezi tjetër Ekdal, i prekur tashmë nga COVID 19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)