19 Mars 2024

Paul Pogba drejt Real Madridit

Manchester, 15 maj - Kontrata e 26-vjeçarit, Paul Pogba, kushton mbi 150 milionë paund, një shumë që do të trembte çdo klub.

Por ky nuk është rasti i Real Madrid, që shpesh herë ka treguar se paratë nuk janë një problem.

Mediat angleze raportojnë se “galaktikët” kanë filluar kontaktet e në verë pritet të ndodhë edh transferimi.

Real Madrid ka bërë një lëvizje për Paul Pogba, e tashmë ndërmjetësit po diskutojnë një marrëveshje të mundshme për yllin e Manchester United.

26-vjeçari në mënyrë aktive dëshiron të largohet për Bernabeu këtë merkato, dhe është një nga objektivat kryesorë të verës për trajnerin e madrilenëve, Zinedine Zidane.

Preferenca e United ka qenë gjithmonë për të mbajtur Pogba, por një numër i madh faktorësh, po i bëjnë që të ndryshojnë mendje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)