25 Prill 2024

Ozil do të qëndrojë tek Arsenali deri në fund të kontratës

Londër, 17 tetor - Ylli i futbollit në ekipin e Arsenalit Mesut Ozil tha se do të qëndrojë në klubin anglez deri në përfundimin e kontratës.

"Kam marrëveshje deri në vitin 2021. Jam këtu deri sa të më përfundojë kontrata", tha Ozil në një deklaratë për shtypin britanik, i pyetur nëse dëshiron të largohet nga klubi.

Futbollisti gjerman me origjinë turke, i cili iu bashkua ekipit londinez në vitin 2013 dhe vazhdoi kontratë në vitin 2018, tha se ka menduar me kujdes të madh para se të firmosë marrëveshjen e re.

"Ishte një nga vendimet më të rëndësishme në karrierën time. Nënshkrova kontratë jo për të qëndruar këtu 1-2 muaj, por për t'ia dorëzuar Arsenalit ardhmërinë time. Edhe klubi e dëshironte të njëjtën gjë", tha Mesut Ozil.

Ai theksoi se edhe pse është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë, këtë do ta shndërrojë në të mirë.

Futbollisti 31-vjeçar tha se është krenar që vesh fanellën e Arsenalit.

"Jam shumë i lumtur këtu. Kur flas me njerëzit në rrugë, u them se kjo është shtëpia ime dhe se nuk do të shkoj askund", shtoi Ozil. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)