20 Prill 2024

Operohet Torres, Spanja në ankth

Madrid, 21 prill - Sulmuesi i Liverpulit dhe Spanjës, Fernando Torres, do të jetë gjashtë javë jashtë fushave, pasi i është nënshtruar operacionit në këmbën e tij të lënduar. Ai ishte i dëmtuar për disa javë rresht, por shpresonte që të shërohej në përfundim të këtij sezoni.

Një zëdhënës i Liverpulit ka bërë të ditur se: “Ishte vendosur që ai t’i nënshtrohej operacionit në këmbën e djathtë, ku ka pësuar dëmtimin”.

Ai është në dyshim për ndeshjen hapëse të Spanjës kundër Zvicrës, më 16 qershor dhe përfundimisht do të mungojnë në gjysmëfinalen e Europa League kundër Atletikos së Madridit, klub nga i cili u shit në vitin 2007.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)