20 Prill 2024

Nuri Sahin dëshiron të bëhet trajner i Borussia Dortmund

Dortmund, 3 shkurt - Nuri Sahin ka filluar të projektojë të ardhmen e tij. 29-vjeçari dëshiron të mbetet pjesë e kësaj Dortmund dhe në ardhmen të bëhet trajner i saj.

Kështu është shprehur në një intervistë për Deutsche Welle mesfushori me orgjinë turke, duke i shprehur besnikëri të përjetshme klubit nga Ruhr. Me një eksperiencë të shkurtër me Real Madrid dhe LIverpool, Sahin është pjesë e Borussia Dortmund që kur ishte 11 vjeç, ndërsa u bë pjesë e skuadrës së parë në vitin 2011.

“Kur isha në Madrid gjithçka dukej sikur ishe në Hollywood, por në zemrën time ka qenë gjithnjë Dortmund. Unë dua të jem pjesë e kësaj skuadre, e kam të nevojshme të jem këtu, të jem i lumtur”, deklaroi Sahin.

Kontrata e Nuri Sahin me Borussia Dormund është e vlefshme deri në verën e vitit 2019 dhe me shumë gjsa ai do të rinvojë sërish me skuadrën nga Ruhr.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)