26 Prill 2024

Nis gara me makina "Rally Albania"

Tiranë, 6 qershor - Ka startuar në orën 11.00 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë gara me makina "Rally Albania". I pranishëm në ceremoninë e hapjes ka qenë kryeministri Sali Berisha, i cili në përshëndetjen e rastit u ka uruar fat garuesve.

Sipas tij ky është një eveniment i madh për Tiranën dhe Shqipërinë. "Një grup njerëzish që vijnë nga mbarë bota për të garuar. Ata janë të angazhuar të zbulojnë edhe më të fshehtën, për të zbuluar bukurinë e këtij vendi. Ndaj erdha t'u përshëndes dhe t'u uroj një tur të mbarë", tha Berisha.

Në garë marrin pjesë 35 garues me makina dhe 90 më motorë. Gara do të zhvillohet në zonat malore në veri e në jug dhe do të zgjasë 6 ditë. Shumica e pjesëmarrëseve janë të huaj, por nuk mungojnë as shqiptarët.

Janë garues nga 12 shtete: Itali, Greqi, Spanjë, Gjermani, Çeki, Sllovaki, Slloveni, Austri, Bullgari, Poloni, Zvicër, Shqipëri. 260 Garues dhe asistencë teknike.

 Kjo është e dyta garë në Ballkan për nga madhësia e pjesëmarrja. Kanë ardhur për të marrë pjesë në të kampion 5 herë Paris-Dakar motocross, ekip me makinë 4 herë 4 Paris Dakar, kampion i Europës për motocross në 2009.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)