23 Tetor 2019

Ngjarja vjetore “Cycle Kosovo for Children” ngriti rreth 9000 Euro

Prishtinë, 10 qershor - Ngjarja vjetore “Cycle Kosovo for Children”, përfundoi me sukses për të gjashtin vit me radhë ku morën pjesë rreth 30 çiklistë në rrugëtimin 4-ditor përreth Kosovës në mbështetje të fondacionit “Action for Mothers and Children.”

Ngasja e biçikletave u bë rreth Kosovës, me një devijim të shkurtër për në Shqipëri, duke kaluar përmes disa prej qyteteve më të mëdha për 4 ditë.

Distanca e përgjithshme ishte mbi 600 km me mbi 7000 metra ngjitje (rrugë tatëpjetë) duke filluar dhe përfunduar në Prishtinë.

Ky aktivitet këtë vit arriti të sigurojë  rreth 9000 Euro përmes kontributeve të kompanive dhe individëve, dhe përmes fushatës online në KosovaIdeas, si dhe lojërave që u zhvilluan me rastin e kthimit të ekipës në Miqt Pub në Prishtinë.

 Fondet e mbledhura do përdoren  për të blerë shtretër për të posalindurit për Klinikën e Neonatologjisë në Spitalin e Mitrovicës.

Foshnjat e lindura parakohës duhet të qëndrojnë më gjatë në spital për shkak se ju duhet kujdes intensiv për kohë më të gjatë dhe të jenë nën përkujdesjen e doktorëve.

Në Mitrovicë nuk ka shtretër të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e pacientëve në Klinikën e Neonatologjisë, kështu që foshnjet premature duhet të qëndrojnë në shtratin e njëjtë me nënën, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme për një foshnje që është lindur parakohës dhe me peshë të vogël..

 “Jemi falënderues për të gjitha donacionet këtë vit dhe jemi të lumtur se me anë të fondeve që i kemi ngritur përgjatë këtij rrugëtimi do ndihmojmë në përmirësimin e efikasitetit të kujdesit të ofruar për të sapolindurit tanë në Mitrovicë” u shpreh Albion Hadri, organizatorë i Cycle Kosovo for Children.

Ngjarja u realizua me sukses nga viti 2014 deri tani dhe kjo ngjarje nuk do ishte e mundur pa mbështetësit tanë të cilit ishin Eulex, Policia e Kosovës, Astes , Agency, Shtëpiaku, Eco Clean, Trepharm, Minimax, Intereuropa, Kosbit, BPB, Miqt Pub dhe Bike Cafe.  Gjithashtu mbështetësit e tjerë te ngjarjës me shërbime të ndryshme ishin Cineplexx , Rudi’s Cake Factory, Ponte Vecchio, Hyla Gatime Tradicionale,  Walker’s Food and Catering, Frame Restaurant, Beergarden, Eco Motors, Shooters, Positive Motion, Dhe by Granita. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)