04 Qershor 2020

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Real Madridit, i infektuar nga koronavirusi

Madrid, 21 mars - Lorenco Sanz, i cili ishte president i Realit të Madridit nga viti 1995 deri në vitin 2000, është ndarë sot nga jeta prej koronavirusit.

Sanz, në moshën 76-vjeçare kishte shkuar në spital më 17 mars sepse situata e tij u përkeqësua dhe nuk ia doli që të mundte këtë virus.

Menjëherë sapo shkoi në spital ai bëri testin dhe rezultoi pozitiv. Një ditë më vonë, gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej deri sa mbylli sytë ditën e sotme në Madrid.

Sanz ka lindur në Madrid më 9 gushtin e vitit 1943 dhe u fut në drejtimin e klubit madrilen në vitin 1985  dhe disa vite më vonë mori dejtimin e skuadrës si president.

Ai afroi një trajner si Fabio Kapelo dhe lojtarë si Mijavotiç, Roberto Karlos dhe Sedorf. Sanz arriti të fitonte kampionatin spanjoll dhe Champions-in kundër Juventusit.

Por, Sanz bëri histori sepse fitoi edhe Champions-in dy vite më vonë dhe pastaj Florentino Perez i mori vendin si president në zgjedhjet e vitit 2000.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020 - Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)
  
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
  
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 12:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)

-  Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 13:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 15:30)