26 Shtator 2022

Ndahen mbi 55 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve në LOD Pekin 2022

Prishtine, 18 dhjetor – Me qëllim të përgatitjes dhe pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, Komiteti Olimpik i Kosovës, do të përkrahet edhe me një vlerë financiare prej 56 mijë e 815 euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Për këtë u nënshkrua sot aneks memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së dhe KOK-ut.

Po ashtu, kjo marrëveshje do të shërbejë për përpilimin e Planit Strategjik të Komitetit Olimpik të Kosovës 2021-24.

Mbështetje financiare për KOK-un është prej kategorisë së subvencioneve dhe vjen si përkrahje për organizimin dhe avancimin e sportit në Kosovë dhe pjesëmarrjen e përfaqësimin sa më të mirë të sportistëve tanë në garat ndërkombëtare.

Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku dhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi ndërsa në takim ishte e pranishme edhe zëvendës ministrja Daulina Osmani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)