26 Janar 2020

Napoli bllokon largimin e Hamsik

Napoli, 7 shkurt - Dukej gjithçka e përfunduar, madje Marek Hamsik kishte shijuar edhe duartrokitjet e lamtumirës nga publiku i “San Paolos”, por largimi i tij nga Napoli ka dështuar.

Lajmi është komunikuar nga vetë klubi napolitan, që nëpërmjet një komunikate ka shpjeguar se ka vendosur të ndërpresë kalimin e Hamsik te skuadra kineze e Dalian Yifang.

Shkak është bërë mos respektimi i mënyrës së pagesës së shumës prej 18 milionë eurove, aq sa ishte vlerësuar kartoni i mesfushorit sllovak.

Marrëveshja mes klubeve ishte arritur javën e kaluar, por duket se diçka nuk shkoi si duhet dhe grupi kinez nuk respektoi mënyrën e pagesës së kësteve për kartonin e Hamsik, çka u pasua me bllokimin e transferimit të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 janar 2020

- Let’s Do It Kosova dhe Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badocit organizojn aksion pastrimi në liqenin e Badocit. (Liqeni Badocit, ora 10:00 - nisja bëhet nga zyret e Let’s Do It Kosova, ora 9:30)

- Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Istogut për nder të “Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe “ do të organizoj turnirin ndërkombëtarë në shah UÇA.92. (Restorant Butrint në Istog, ora 10:30)