20 Prill 2024

Mourinho shndërron ekipe në kampionë

Madrid, 8 qershor - Legjenda e Real Madridit dhe drejtori për marrëdhënie institucionale, Emilio Butragueno, ka lëvduar Jose Mourinhon, duke thënë për të se shndërron ekipe në kampionë.

“Mourinho e di se si të punojë me lojtarë dhe ai shndërron ekipe në kampionë. Mendoj se ai do të punojë mirë”, tha Butragueno, ndërsa për transferimet shtoi: “Angel Di Maria është lojtar i madh. Kupa e Botës do të jetë një test i mirë për të”.

“Lojtarët më të mirë në botë janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, por edhe Rooney pati një sezon fantastik. Barcelona po vjen prej dy sezoneve plot sukses, por besoj se që nga sezoni i ardhshëm Reali do të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha Butragueno për AS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)