28 Mars 2024

Mohamed Salah, nënshkroi kontratë të re me Liverpool-in

Liverpool, 2 korrik - Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me klubin e futbollit.

Shtetasi i Egjiptit, 26 vjeç, i është bashkuar Liverpool-it verën e kaluar dhe ka shënuar 44 gola në 52 paraqitje.

Kontrata e re, e cila vazhdon deri në vitin 2023, nuk përmban klauzolë për shkëputje.

"Kjo dëshmon qartë dy gjëra: besimin e tij në Liverpool dhe besimin tonë në të", tha menaxheri i klubit anglez, Jurgen Klopp.

Salah ka qenë golashënuesi më i mirë në turneun e Premierligës, sezonin e kaluar, duke shënuar 32 gola, që i dhanë Këpucën e Artë.

"Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re me klubin", tha Salah.

"Viti im i parë në klub ishte një përvojë e pabesueshme për mua dhe familjen time. Duhet t'i falënderoj të gjithë në Liverpool dhe gjithashtu mbështetësit. E di që mund të arrijmë shumë gjëra së bashku", tha Salah.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)