23 Korrik 2019

MKRS shpërblen xhudisten Erza Muminoviq dhe trajnerin Drion Kuka

Prishtinë, 14 gusht - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ndarë sot shpërblimet shtetërore të Republikës së Kosovës për xhudisten Erza Muminoviq dhe  trajnerin e xhudos Driton Kuka, për Medaljen e Artë të fituar në Xhudo në Kampionatin Evropian U18 të Xhudos në Sarajevë. 

Bazuar në Rregulloren për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultatet Kulminante në Garat Ndërkombëtare, Erza Muminoviq ka marrë shpërblim prej 5 mijë eurove, ndërkaq Driton Kuka 2 mijë e 500 euro.

Ministri Gashi uroi xhudisten Muminoviq për suksesin e arritur në Kampionat. “Ne do të vazhdojmë të ju përkrahim ashtu si deri më sot. Këto shpërblime që po i merrni janë meritë e juaja, e punës tuaj të suksesshme”, tha ndër të tjera ministri Kujtim Gashi. Ai po ashtu tha "presim edhe rezultate tjera, si nga Erza ashtu edhe nga sportistët tjerë".

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, shprehu falënderim edhe për trajnerin Driton Kuka për punën e tij të palodhshme dhe të frytshme si trajner.

Në anën tjetër, xhudistja Erza Muminoviq dhe trajneri Driton Kuka falënderuan ministrin Gashi për shpërblimet e dhëna. Ata theksuan se Erza Muminoviq është e vetmja xhudiste e kualifikuar që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të cilat do të mbahen në Argjentinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të vizitojë Gjilanin, ku me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit në këtë komunë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)