10 Korrik 2020

MKRS mbështetë hendbollistët e klubit Istogu

Prishtinë, 28 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim hendbollistet e klubit Istogu dhe trajnerin e tyre Faruk Shala, pas sukseseve që hendbollistet kanë arritur të fitojnë titullin e kampionit në kategorinë U-17 si dhe kanë fituar Kupën e Kosovës.

Trajneri Shala tha se ndjehet krenar me suksesin e hendbollisteve. Ai e njoftoi në hollësi ministrin për suksesin e arritur, ku në edicionin 2018/2019 KHF Istogu ishte pjesë e 16 skuadrave me të mira të Evropës në kuadër të kupës “EHF Challenge Cup” duke u konfirmuar si njeri prej klubeve me të mira në rajon.

Ministri Gashi tha se sukseseve në sport i gëzohemi të gjithë, aq më tepër kur gjeneratat e reja korrin suksese, ky fakt jep shpresë për të punuar dhe për t’u angazhuar edhe më shumë drejt arritjeve të reja.

“E mirëpres suksesin e femrave të klubit hendbollistik Istogu. Prezantimi dhe fitoret e hendbollisteve brenda dhe në garat jashtë vendit meriton të shpërblehet. Duke qenë se KHF Istogu ka arritur të shpallet kampion dhe të fitojë Kupën e Kosovës në hendboll, kemi marrë vendim që ta shpërblejmë me 10 mijë euro”, tha ndër të tjera ministri Gashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2020

- Shoqata e Radio Taxive “Pasagjeri” organizon protestë për shkak të mosplotësimit të kërkesave nga Komuna e Prishtinës. (Nisj nga rrethrrotullimi “Te Fontana” në Ulpianë, ora 10:00)

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren, ku do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne. (ish objektin e Megasportit në qendër të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë, të pakënaqur me parkingjet dhe shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Ndërmarrjen publike ‘’KRU Gjakova’’. (Gjakovë, ora 11:30)

- Komitetit Emergjent të Gjilanit mban konferencë për media pas 27 rasteve të reja pozitive me COVID-19. (Qendra Operative Emergjente, Qendra e Studentëve, ora 11:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 11:50)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi mban konferencë për media. (Ministria Drejtësisë, salla 914, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë ndërmarrjen publike Ngrohtorja e Qytetit – ndërtimi i Ngrohtores së re të qytetit Impianti I koogjenerimit me biomasë, projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:20)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)