28 Mars 2024

MKRS mbështetë eliminimin e dukurive negative në sport

Prishtinë, 3 shkurt - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në vazhdën e aktiviteteve të saj, takoi anëtarët e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në Sport dhe Dukurive të Tjera Negative në Ngjarjet Sportive.

Gjatë takimit, kryetari i Këshillit, Besim Kelmendi, i dorëzoi ministres Dumoshi raportin vjetor të punës ku e njoftoi për takimet e mbajtura të këshillit ku gjatë 2020-tës janë organizuar rreth 30 takime nëpër regjione të ndryshme të vendit dhe për vendimet dhe rezultatet e arritura të Këshillit.

Kelmendi dhe Dumoshi diskutuan rreth ecurive për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.

Ndër të tjera, ministrja Dumoshi tha se MKRS-ja do ta mbështesë në vazhdimësi punën e Këshillit dhe se do të angazhohet maksimalisht që të eliminojnë dukuritë negative në sport.

Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive është organ i përhershëm me përfaqësim ndërinstitucional, i përbërë prej pesë anëtarëve dhe ka për qëllim parandalimin dhe sanksionimin e dhunës si dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)