01 Prill 2020

MKRS konfirmon investimet në stadium, teatër e palestrën e Gjilanit

Gjilan, 21 shkurt – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë mbështetje të madhe nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, për realizimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me këto tre resorë, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Komunë.

“Ministren Dumoshi e njoftova për aktivitetet e kulturës, rinië dhe sportit. E falënderoj shumë për solidaritetin dhe mbështetjen që ma dha mua dhe qytarëve të Gjilanit. Stadiumi, teatri, palestra e infrastrukura e rinisë, janë disa programe që do të punojmë së bashku”, ka thënë pas takimit, kryetari Haziri.

Ai ka shfaqur besimin që ministra Dumoshi do t’i avancojë edhe më shumë tre sektorët e mëdhenj, në kuarër të kësaj Ministrie.

“Ka qenë insistuese që kjo Ministri të mos shkrihet, për shkak të interesit të kulturës, rinisë dhe sportit”, ka thënë Haziri.

Kurse, ministrja e Kutlurës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe ka shfaqur konfirmimin për investimet në fushat e përmendura.

“E njoftova kryetarin që do të ketë investime në stadiumin e qytetit sipas standareve të UEFA, në përfundimin e palestrës e sporteve në Zhegër, disa investime në palestrën “Bashkim Selishta –Petriti dhe investimet e nevojshme në teatër”, ka thënë Dumoshi.

Ajo ka suprizuar Hazirin, teksa ka konfirmuar se shumë shpejtë do të fillojnë me ndërtimin e dy fushave të tenisit.

“Kështu që, kryetar, gjejeni sa më shpejtë vendin për ndërtimin e këtyra fushave”, theksoi ministrja Dumoshi.

Pas takimit, Haziri e Dumoshi, kanë vizituar teatrin e qytetit dhe stadiumin e qytetit, ku në këtë të fundit, po vazhdojnë punimet e rindërtimit.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Prill 2020  - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Zyra e Presidentit, Prishtinë, ora 10:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e LDK-së,  Isa Mustafa. (Zyra e Presidentit, ora 10:30)

- Instituti i Medies i Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me masat e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur sektorin privat të bizneseve për masat diskriminuese të Qeverisë ndaj mediave private te Kosoves. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. (Zyra e Presidentit, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media me temë "AKB reagon pas vendimit për zëvendësimin e taksës me masa reciprociteti'. (Zyret e AKB-ës, ora 13:00)