27 Janar 2020

MKRS-ja subvencionon 18 federata të sportit, me 1 milion euro

Prishtinë, 5 mars - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi edhe me 18 federata tjera sportive. Shuma totale e mbështetjes financiare arrin në mbi një milion euro.

Konkretisht, sipas memorandumeve të nënshkruara, Federata e Atletikës mbështetet me 101465 euro, Federata e Autosporteve me 37812 euro, Federata e Karatesë me 172 mijë euro, Federata e Boullingut 42048 euro, Federata e Aeronautikës me 37128 euro, Federata e Mundjes me 57468 euro, Federata e Bodybuldingut dhe Fitnesit me 46692 euro, Federata e Peshëngritjes me 43644 euro, Federata e Shigjetarisë me 49032 euro, Federata e Taekwondos me 53112 euro, Federata e Bjeshkatarisë Alpiniste me 19688 euro, Federata e Gjimnastikës me 52428 euro, Federata e Punëtorëve Sportiv 16704 euro, Federata e Shenjëtarisë me 49116 euro, Federata e Tenisit me 59484 euro, Federata e Boksit me 55716 euro, Federata e Notit me 86537 euro, dhe Federata e Sporteve Universitare me 22856 euro.

Ministri Kujtim Gashi, me këtë rast tha se përkrahja e MKRS-së për federatat iu mundëson atyre të kenë mundësi të realizojnë objektivat dhe planet e tyre për vitin 2019. Ai gjithashtu u shpreh se angazhimi si institucion në mbështetje të sportit në vend nuk do të mbaroj me kaq dhe se do të bëhen edhe më tutje investime në përmirësim të kushteve për sportistë.

“Me këto memorandume krijohen lehtësira për federatat në mënyrë që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë, të pavarura dhe të realizojnë aktivitetet e planifikuara në funksion të avancimit të mëtejmë të sportit të Kosovës”, u shpreh ministri Gashi.

Në anën tjetër, drejtuesit e këtyre federatave, falënderuan ministrin për pritjen dhe përkrahjen që po i ofron sportit dhe sportistëve të vendit. Ata u shprehën të kënaqur me mbështetjen që MKRS-ja u ofron atyre, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet shumë veprimtaria e federatave në realizimin e planprogrameve të tyre për avancim të sportit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)